JOQ Albania
Home

Ajo i mori burrin të motrës, Kylie i bën gjëmën shoqes së ngushtë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/02/2019 11:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kylie Jenner ka përzënë nga shtëpia e saj miken e saj të ngushtë, pasi kjo e fundit i mori burrin të motrës.

Partneri i Khloe Kardashian e ka tradhtuar atë pikërisht me shoqen e ngushtë të Kylie, modelen Jordyn Woods dhe sigurisht që Jenner nuk mund të rrinte duarkryq.

Jordyn dhe Tristan janë fotografuar në një festë pak ditë më parë ndërkohë që ndanin çaste intime me njëri-tjetrin.

Deri më tani Woods jetonte në shtëpinë e mikes së saj të ngushtë por tashmë sipas “Hollywood Life” ajo do të largohet.

Siç raportojnë mediat rozë, Kylie ndihet e tradhtuar dhe e lënduar pas pabesisë që i bëri një nga njerëzit e saj më të afërt.

Veç Kylie-t, Jordyn ka pasur miqësi edhe me motrat e tjera Kardashian-Jenner, të cilat i kanë dhënë një mbështetje të madhe në karrierën e saj si modele.