JOQ Albania
Home

Samsung prezanton super smartfonin e palosshëm, por kushton sa “qimet e kokës”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/02/2019 22:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë eventit “Unpacked”, Samsung prezantoi zyrtarisht edhe telefonin e palosshëm të quajtur Galaxy Fold.

Galaxy Fold vjen me ekranin e parë në botë që ka një që shkon deri në 7.3 inç Flex Display, i cili i krijon smartfonit mundësinë për t’u palosur.

Kur është i “shpalosur”, Galaxy Fold bëhet celulari më gjigant i Samsung duke u lejuar përdoruesve që të lehtësisht shumë komanda në të njëjtën kohë.

Gjithsesi, një teknologji e tillë revolucionare nuk mund të vijë më një çmim të lirë dhe Galaxy Fold kushton 1,800 euro.

Galaxy Fold do të jetë në dispozicion në LTE dhe 5G në çerekun e dytë të vitit 2019.