JOQ Albania
Home

“Drejtoresha e shkollës me urdhër të Ministres së Arsimit na detyron të futemi në grupe WhatsApp-i”
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 23/02/2019 17:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jo më larg se dje ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një denoncim nga "qytetari dixhital" ku thuhej se Misnistrja e Arsimit, Besa Shahini po shantazhon mësuesit dhe mësueset e shkollave për t’u futur në një grup WhatsUpp-i që të kontrollohen me justifikimin për shfaqjen e problematikave në arsimin tonë.

Ndërsa sot një mësuese i është drejtuar redasksisë JOQ Albania, ku është shprehur se drejtoresha e shkollës i ka detyruar të jenë pjesë e një grupi në WhatsUpp me urdhër nga Ministrja e Arsimit.

Mësuesja ka dërguar edhe foton e mesazhit, ku në fund mban edhe emrin e ministres Shahini. Kjo e fundit ua vë fajin portaleve se po keqinformojnë audiencën, por në fund të fundit është publiku ai që di të zgjedhë se kush po gënjen e kush po thotë të vërtetën.

Mësuesja e cila ka bërë edhe denoncimin në redaksinë JOQ Albania, ka dashur të mbetet anonim, pasi ka shumë frikë se i rrezikohet vendi i punës.

Denoncimi i mësueses:

Përshëndetje JOQ Albania! Jam mësuese dhe dje na komunikoi drejtoresha e shkollës se duhet të jemi patjetër pjesë e një grupi WhatApp-i. Ministrja e Arsimit po na detyron të na fusë në këto grupe që të monitorojë orar pa orar nga disa sharlatanë, medemek që të na përcjellin info.
Ju lutem bëjeni lajm, pasi po na cënohet privatësia. Veç email-it na duan edhe WhatsAp tani. Ky mesazh është marrë nga WhatsApp-i im. Ju lutem anonim."