JOQ Albania
Home

I dha fund fejesës me Ervin Matën/ Elvana nuk humbet kohë, na prezanton me të dashurin e ri?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/02/2019 19:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej ditësh në media është përfolur lidhja e këngëtares Elvana Gjata me Ervin Matën, personi i cili u përfshi në atentatin që ndodhi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, të enjten e 4 tetorit.

Si pasojë e këtij atentati humbi jetën Fabiol Gaxha, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Prej këtij momenti Elvana ndërpreu komunikimin me fansat e saj, për tu rikthyer vetëm pak javë më parë.

Por rikthimi i saj u shoqërua me një sërë thashethemesh. Ajo përflitet se i ka dhënë fund lidhjes me Ervin Matën, por nuk dihet nëse është ende e lirë, apo dikush tjetër e ka zënë vendin e Ervinit.

Dyshimet rriten, kur shohim se Elvana e ka marrë mjaft mirë veten dhe shihet nën shoqërinë e djemve me famë, mes tyre Valdrin Sahiti.

Ne nuk e dimë se çfarë raporti mund të ketë Elvana me Valdrinin, por dyshimet të çojnë përtej shoqërisë. E themi këtë sepse nga një foto e siguruar nga JOQ Albania dyshohet se në profilin e Elvanës në Instagram është postuar një foto që dyshohet se është Valdrini dhe ka qëndruar për 15 sekonda në profil e më pas është fshirë.

Madje foto ka marrë edhe 17 like./ JOQ Albania