JOQ Albania
Home

Skandal/ Policia i vë gjobë sepse kamioni u përmbys nga era
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 24/02/2019 20:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme Shqipëria u "pushtua" nga moti i keq, ku erërat e forta kanë përmbysur në mes të rrugës edhe katër kamione në zona të ndryshme të vendit. Por një rast i habitshëm ka ndodhur në Pukë. Çudia ndodh me Policinë e Shtetit, ku edhe pse shoferët nuk kanë pasur faj për erërat e forta, ata janë gjobitur.

Një shofer i një kamioni të një shoqërie me seli në Tiranë, i cili është gjobitur nga Policia në Pukë, i ka shkruar redaksisë JOQ Albania ku ka dërguar edhe foton e gjobës.

Denoncimi i shoferit:

Përshëndetje JOQ Albania! Shikoni çfarë gjobe vendos policia ndërkohë që kamioni është rrëzuar si shkak i res së fortë. Ç’farë faji ka shoferi të paguajë dhe gjobën kur nuk është absolutisht faji i tij?! Ju lutem postojeni që të kuptojnë të gjithë që kjo nuk është policia që duam. Kjo ka ndodhur dje në Pukë."