JOQ Albania
Home

Huawei i bën konkurrencë të fortë Samsungu-t, sjell super smartofonin e palosshëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/02/2019 23:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesa duket jemi zyrtarisht në “epokën” e smartfonëve të palosshëm.

Vetëm disa ditë pasi Samsung prezantoi Galxy Fold, Huawei nga ana tjetër kishte gati smartfonin e tij të palosshëm, Mate X.

Për fatin e keq të kompanisë koreano-jugore, si duket modeli i Huawei është më premtues deri më tani.

Kompania kineze e ka prezantuar Mate X, si telefonin e palosshëm më të shpejtë ndonjëherë, pasi ai vjen me rrjetin 5G.

Gjithsesi, ashtu si edhe ai i Galxy Fold, çmimi i Mate X mbetet i kripur.

Deri më tani, kompania ka bërë të ditur se smartfoni do të dalë në treg me çmim prej 2,299 eurosh.