JOQ Albania
Home

Pacientja e shtrirë lufton për jetën në sallën e operacionit, mjeket shqiptare i bëjnë foto dhe e postojnë në Instagram
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 26/02/2019 9:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të jesh mjek ose mjeke do të thotë se e ke vënë jetën tënde në shërbim të jetës së pacientëve. Të paktën kështu thotë betimi i Hiporkatit, një betimi që e bën çdo individ para se të vesh përparësen e mjekut ose mjekes.

Në këtë betim thuhet se:

Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë.”

Por në redaksinë e JOQ Albania një qytetare ka nisur një foto, në të cilën shikohen se dy vajza të reja, që mbajnë veshur uniformën e mjekes, nuk kanë si breng më të madhe jetën e pacientes të tyre, por kanë si breng të dalin në foto teksa pacientja lufton me jetën.

Qytetarja që ka nisur foton pranë JOQ Albania ka shkruar:

Pershendetje JOQ! Nderkohe qe dikush po lufton per jeten e tij,  rinia shqiptare e kane  mendjen  tek  foto. C’bohet kshu. “

Kujtojmë këtu se Shqipëria si vendi me cilësinë më të keqe të shërbimit shëndetësor në Europë. E teksa dy vajzat mjeke shkrepin foton, dy mjekë të tjerë janë duke u kujdesur për pacienten, duke kryer ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë që në foto dallohet mjaft qartë edhe gjaku i pacientes. Natyrshëm pas gjithë kësaj lind pyetja sa etike është kjo gjë? Komentet ju takojnë juve tani.