JOQ Albania
Home

Viktimat Michael Jackson flasin për herë të parë për abuzimet seksuale: Më tha që unë isha i pari
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/02/2019 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Wade Robson dhe James Safechuck, të cilët besohet të jenë abuzuar seksualisht nga Michael Jackson kur ishin të vegjël, kanë folur për herë të parë në një intervistë televizive.

Robson u shpreh se Mbreti i Popit i kishte thënë se nuk e kishte bërë ndonjë herë këtë gjë me dikë tjetër. Por, edhe Safechuck nga ana tjetër tha se Jackson i kishte thënë të njëjtën gjë. Që ai ishte i pari.

Të dy ata pretendojnë se legjenda e popit i ka përdhunuar në vendin e tij privat të quajtur “Neverland”.

Robson u shpreh për CBS se ai beson se veç rasteve që janë bërë publike, shumë djem të tjerë kanë rënë pre e abuzimeve të këngëtarit të ndjerë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Jackson i kanë mohuar akuzat shokuese duke iu referuar dëshmitarëve si dy “gënjeshtarë”.

Dokumentare i quajtur “Leaving Neverland” do të transmetohet më datat 3 dhe 4 mars.