JOQ Albania
Home

La Albën dhe i shkoi Klaudias në Itali? Albi Nako zbulon të vërtetën
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28/02/2019 11:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Albi Nako është përfolur nga mediat rozë se është në një lidhje me Alba Hoxhën. Deri tani të dy personazhet nuk kanë pranuar asgjë nga ato çfarë është shkruar në media.

Duhet thënë se jeta private e Albi Nakos dhe rrjetet e tij sociale vëzhgohen çdo ditë, sidomos pas divorcit me balerinën Klaudia PepaAlbi është larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Itali pranë ish-gruas së tij, Klaudias, ku do të nisë punën e re në televizionin italian “Rai”.

Albi ka thënë për “Class” se bashkimi me Klaudian është spekulim.

Ai tha:

Njeriu është i lirë që të bëjë zgjedhje në jetë dhe të mos qëndrojë në një vend. Jam në një tentativë projekti brenda Rai-t që ka lidhje me baletin, sigurisht. Nuk jam shkëputur nga televizioni Klan sepse unë aty kalova 20 vite të karrierës dhe arritjeve të mia profesionale. Për sa kohë do të ketë projekte të reja, unë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Sa i takon Rai-t jam 80% afër realizmit të këtij projekti të madh. Janë të gjitha spekulime. Nuk do të jem afër me Klaudian, edhe pse projekti im i ri ka lidhje me baletin.”