JOQ Albania
Home

Habiti edhe mjekët/Kishte vite me hundë të bllokuar, zbulon se brenda saj po i rritej një…
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/03/2019 10:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Çfarë mendoni zakonisht kur ju bllokohet hunda? Gripi? Ndonjë alergji? Infeksion i sinuseve?

Apo ndonjë dhëmb që po rritet në vendin e gabuar?

Sado e pamundur të duket, ky ka qenë rasti i një pacienti që për dy vite kishte vuajtur nga bllokimi i hundëve.

Burri nga Danimarka shpëtoi nga simptomat e tij shqetësuese vetëm në momentin që mjekët i hoqën një dhëmb nga kanalet e hundës.

59-vjeçari kishte rreth dy vite që ankohej nga shkarkimet e shpeshta të hundës, dhimbja si dhe nga humbja e të nuhaturit.

Sipas raportit mjekësor, pacienti kishte pësuar një traumë në fytyrë kur ishte i vogël. Si pasojë e goditjes ai kishte përfunduar me nofull dhe hundë të thyer.

Mjekët mendojnë se ky mund të jetë shkaku i daljes së dhëmbit në vendin e gabuar.