JOQ Albania
Home

“Nuk u ndanë prej meje”, Khloe Kardashian shpërthen ndaj asaj që i “mori” burrin: Je një..
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/03/2019 0:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jordyn Woods shpërtheu në lot ndërsa fliste për përfshirjen e saj në skandalin e Tristan Thompson.

Në një dalje në emisionin “Red Table Talk”, të Jada Pinkett Smith, modelja 21-vjeçare e pranoi që ajo dhe lojtari i basketbollit ishin puthur.

Por, Jordyn e mohoi që të ketë qenë ajo shkaku i ndarjes së çiftit Khloe- Tristan.

Minuta pas përfundimit të intervistës, Khloe iu drejtua Twitter-it për të shpjeguar se, sipas saj, Woods po gënjen. Sipas Kardashian, ajo është shkaku që familja e tyre u nda në mes.

34-vjeçarja shkruante:

Pse po gënjen @ jordynwoods ?? Nëse po përpiqesh të shpëtosh veten duke folur publikisht, NË VEND QË TË ME MERRJE MUA PRIVATISHT DHE TË MË KËRKOJE FALIJE FILLIMISHT, të paktën tregu e SINQERTË. Shtesë: Meqë ra llafi, ti je arsyeja se pse familja ime u shkatërrua!”