JOQ Albania
Home

Mbajmë “bomba me sahat” në duar, 40-vjeçarit i shpërthen Samsungu në dorë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/03/2019 11:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 40-vjeçar ka treguar sesi i shpërtheu në duar smartfoni i tij Samsung Galaxy S6.

Mjeku, Jacob Cohen tregoi se celulari i tij kishte ngecur, nuk reagonte më, prandaj ai mundua që t’i bënte një “reset”.

Por, më pas sipas tij, pajisja filloi të shkëlqente, u nxeh dhe brenda disa sekondash shpërtheu në ajër.

Cohen-it iu desh që ta çonte tek rubineti me ujë, në mënyrë që t’i shuheshin flakët.

Si pasojë e incidentit, ai pësoi djegie në dorën me të cilën po e mbante smartfonin para se të shpërthente.

Ai kontaktoi me Samsung për shpërthimin e pajisjes që ai e bleu nga Ebay për Krishtlindje dhe ata i dërguan një zëvendësim të përkohshëm brenda ditës.

Kompania koreno-jugore u shpreh se ka nisur një hetim për rastin.