JOQ Albania
Home

Shkoi në spital me bark të fryrë, mjekët nuk u besojnë syve nga ajo që gjejnë në stomakun e 8-vjeçares
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/03/2019 0:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dihet që shumë fëmijë  kanë “hobi” të ndryshme ndonjëherë edhe të çuditshme, por kjo vajzë nga Kina do ju lërë pa fjalë.

Vogëlushja, që kishte vite hante që flokët e saj, e ka parë veten me një lëmsh prej 1.5 kg në stomak.

Vajza 8-vjeçare e njohur si Feifei kishte nisur të gëlltiste flokët që në moshën 2 vjeçare. Ajo i tha nënës së saj se kishte hequr dorë nga vesi në fillim të vitit 2019.

Megjithatë nuk ishte e thënë që Feifei t’ia hidhte lehtë. Në fillim të shkurtit filloi të sëmurej duke pasur të vjella dhe fryrje të stomakut

E ëma e dërgoi në spital dhe doktorët u habitën pasi problemi nuk ishte shkaktuar nga ndonjë ushqim, por nga një lëmsh flokësh.

Kjo gjë habiti jo pak mjekët në një spital në Kinën jugorë të cilët u detyruan të kryenin një operacion për të nxjerrë nga stomaku i 8-vjeçares lëmshin e qimeve që peshonte 1.5 kg.

Tashmë Feifei e ka kaluar problemit dhe ka filluar të ushqehet normalisht si gjithë fëmijët e tjerë ndërsa mjekët u kanë kërkuar prindërve të kenë kujdes dhe të mos e lejojnë ta përsërisë më një gjë të tillë.