JOQ Albania
Home

“Një pacient mund të vdiste aty”, ambulanca pret 15 minuta në trafik për shkak të eskortës së delegacionit slloven
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/03/2019 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpeshherë kemi parë bllokimin e qarkullimit të mjeteve në rastet kur kalon ndonjë eskortë shtetërore.

Edhe kësaj radhe ka ndodhur një gjë e tillë, në rrethrrotullimin e Doganës. Kësaj radhe bëhej fjalë për eskortën e delegacionit slloven.

Policia kishte dhënë urdhër për bllokimin qarkullimit, por në mesin e makinave të ndaluara ishte edhe një ambulancë me sirena të ndezura.

Kjo e fundit ka pritur për gati 15 minuta dhe është nisur vetëm pasi ka kaluar eskorta. Një qytetar i shqetësuar, ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania, duke dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka thënë se aty mund të kishte ndërruar jetë ndonjë pacient.

Ndërkohë pak momente me parë, presidenti slloven, Borut Pahor, doli në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar, Ilir Meta.