JOQ Albania
Home

Ky është 21-vjeçari shqiptar që e përplasën në rrugët e Athinës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/03/2019 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë, ku për pasojë një i ri shqiptar ka humbur jetën.

Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën Agio Dhimitrio, teksa Marjan Pershpali, 21 vjeç, ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas fuqishëm nga makina që ishte me shpejtësi të lartë.

Sipas burimeve ekskluzive për JOQ Albania, i riu ishte shpërngulur në Athinë që në moshën 3-vjeçare.

Pershpali sapo ishte kthyer nga Gjermania, ku kishte punuar për një kohë të shkurtër dhe më pas është kthyer në Greqi për shkak se e kishte të vështirë të qëndronte larg familjes dhe aty nisi punë si shpërndarës në një Fast-Food.

Ai kishte mbyllur ditën e punës dhe ishte nisur për në shtëpi. Aksidenti me motor ka ndodhur në zonën në të cilën shqiptari shihej më shumë.

Ai ishte djalë i vetëm dhe kishte vetëm një motër, e cila jetonte me prindërit e tij.