JOQ Albania
Home

Emigranti kokëkrisur nga Zvicra futet me Benzin luksoz në trotuar, desh shtyp kembesorët
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/03/2019 17:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të përditshme janë skenat e pazakonta në rrugët e Tiranës, por një e tillë është filmuar pasditen e sotme në “Unazën e Re”, në zonën e Astirit.

Një automjet tip “Benz” është parë duke ecur në trotuar. Mendohet se shoferi i makinës me targa zvicerane, ka qenë një qytetar i pabindur e i paduruar për të qëndruar në trafik.

Kjo ngjarje e pazakontë dhe tërësisht e gabuar për shoferin e papërgjegjshëm mund t’i kishte marrë jetën një këmbësori të pafajshëm.

Në videon e dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, ai duket se si i jep makinës në mënyrë të çuditshme duke frenuar dhe duke i dhënë gaz në mënyrë të pakontrolluar me stopime.

Komentet ju takojnë juve.