JOQ Albania
Home

“Ngeli aty e u fik, rridhte vaj dhe uji u shkarkua i gjithi/ Pamjet e zjarrfikëseve në Korçë, që lanë shtëpinë të shkrumbohet
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 08/03/2019 21:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vendin tonë shumë shërbime nuk funksionojnë ashtu siç duhet, për mos të thënë nuk funksionojnë fare. E ndaj shpesh herë qytetarët shqiptarë e gjejnë veten të pambrojtur dhe të pasigurte për jetën e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme në fshatin Kamenicë që ndodhet në Korçë. Një banor i këtij fshati ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania se para dy orësh ka rënë zjarr në një prej shtëpive të këtij fshati.

Ai tregon më tej se telefonuan zjarrfikësen dhe u thanë se do vinë. Por erdhën pas 30 minutash dhe gjysma e shtëpisë ishte djegur.

Po ashtu kishin lajmëruar edhe ambulancën, pasi të zonjat e shtëpisë nga tronditja kishin humbur ndjenjat, por nuk erdhi.

Por ngjarja nuk mbaron me kaq, pasi një nga zjarrfikëset që daton që nga koha e regjimit komunist në Shqipëri, u fik më pas rridhte vaj dhe iu shkarkua i gjithë uji. Kurse zjarrfikësja tjetër që erdhi nuk kishte tuba.

Banori që ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania edhe se zjarrfikësit u kishin thënë se nuk ishte faji i tyre, pasi ata ato mjete kishin.

Gjithashtu ai ka theksuar se fshati Kamenicë ndodhet 8 km larg Korçës.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ. Ne fshatin kamenice korce. Ra nje zjarr para 2 oresh u dogj e gjith shpia. Morren ne tel zjarrfikesen thane do vime. Marrin ambulancen se ju ra t fiket zonjave t shpis . Thane do vime. Zjarfikesit vijne mbas 30min kur ishte djegur gjysma e shpis.  Ambulanca nuk erdhi fare. Mjetet e zjarrfikses jane akoma te enverit njejet ngeli aty u fik rridhte vaj dhe uje u shkarkua i gjith uji. Vjen zjarrfikesja tjeter nuk kishte tuba. Pyesim zjarrfikesit cfar po ndodh. U pergjigjen me te drejte. Kto mjete kemi nuk kemi faj ne. Nk vjen fare ambulanca.  Me fal se harrova dicka. Jemi 8KM larg qytetit t Korces. (4min)”