JOQ Albania
Home

Shkodrania i zë pritë burrit tradhtar në hotel, i bie të fikët kur sheh skenën e pamendueshme
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08/03/2019 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë për jetën dhe qetësinë shpirtërore të një gruaje nga Shkodra ka ndodhur pak muaj më parë, por që vetëm sot në ditën e gruas, ajo ka vendosur të flasë për redaksinë e JOQ Albania.

Zonja e cila nuk dëshëron të identifikohet, ka përjetuar një eksperiencë në kufijtë e të pabesueshmes. Ajo kishte prej kohësh dyshime se bashkëshorti i saj me profesion polic e tradhëtonte, por kurrë nuk ia kishte marrë mendja se më kë.

Kur bashkëshorti i tha se do të shkonte me shërbim në Pukë, ajo shfrytëzoi momentin dhe arriti të marrë mesazhet e tij në whatsap. Aty zbuloi se i shoqi do të shkonte në të vërtetë në një hotel pranë Shkodrës.

Foto Ilustruese

Kaq mjaftoi dhe zonja u bë gati për ta kapur me presh në duar. Ajo i shpjegoi hallin një punonjësi të hotelit i cili pranoi t’i jepte çelësat e dhomës ngjitur me të bashkëshortit. Zonja u fut dhe pas pak kohësh arriti që nëpërmjet ballkonit të shohë se çfarë bëhej në dhomën ngjitur.

E përgatitur për t’u përballur me të dashurën e bashkëshortit, ajo u shokua dhe i ra të fikët kur pa se ai nuk ndodhej në krahët e një femre nudo, por ishte në shtrat me një mashkull.

Në vijim rrëfimi i saj i plotë:

Pershendet stafi JOQ.  Jam një zonjë nga Shkodra ne diten e gruas vendosa te ndaj nje histori timen familjare. Kam disa vite martese por asnje here nuk jam ndjere e lumtur nga bashkshorti , nuk e kam ndjere kurr veten femer tek ai, shum hera e kena diskotu por nuk kena arrit asnji zgjidhje. Historia  ime tragjike ndodh ne veren qe iku  ku e mora  vesht se bashkshorti im kishte prirje tjeter seksuale , kete gje e mora vesht pasi  nje dite ja mora wacapin e tije  e instalova ne telefon timin pa dit gje burri. Pas disa kohesh me telefonon burri dhe me thot se do iki me sherbim ne Puke pasi punon punonjes policie dhe levizjet i ka patur gjithmon te shpeshta dhe isha mesuar te rrija disa dit pa e patur ne shpi. Po ate dite komunikonte me nje person tjeter gjith kohen , un nuk ja vuna veshin pasi ishin biseda punet dhe  nuk me banen pershtypje, por ne nje moment i tregon se  sot  po rrijme tek nje hotel i cili ishte afer Shkodres  , un ket gje e kuptova pasi me tregoj se do jem ne Puke jo ne afersi te Shkodres. Me tu ba gati vajta tek ky hoteli kontaktova me nje punonjes ku me ndihmoj shum, pasi i tregova problemin qe kisha  me dha nje kopje te dhomes ngjitur  ku ishte burri im pasi kisha mundesi me dalur nga ballkoni i dhomes qe mora ne ballkonin e dhomes se burrin pasi ishte vere dhe deren e ballkonit zakonisht e bajn te hapur , pasi hyra ne dhome vajta direkt tek ballkoni ku ishte burri por cfar te shihja ishte burri me nje koleg tjeter ne te njejtin krevat. Mua menjeher me ra te fiket dhe nuk mbaj gja ma ne mend u bera shum keq, pasi un e prisja te ishte me nje femer…Se cfar ka ndodhur me pas nuk eshte etike tju tregaj… pas asaj dite  un  kam vendosur ta ndaje perfundimisht , me vjen zori ti them gjykates rastin pasi asht turp i madh per ne. Tani burri  perseri heziton duke me than se me don dhe se nuk eshte tradheti te lidhesh me te njejtin gjini prandaj un dua mendimin tuaj pa paragjykime ju lutem. Me respekt nga Shkodra./JOQ.al