JOQ Albania
Home

Samsung prezantoi Galaxy S10 që kushton një “thes” me para, por pajisjet kanë një “defekt”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/03/2019 23:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Galaxy S10 i Samsung vjen me disa tipare unike, duke përfshirë edhe dizajnin e ri të kameras frontale.

Sidoqoftë, në vend që të flasin për veçoritë e reja, shumë përdorues janë të shqetësuar për një dritë të vogël që pulson në ekranë pranë vendit ku ndodhet kamera.

Disa përdorues thonë se mund të jetë një problem harduer.

Drita e vogël pulsuese, aspak e zakonshme në ekranin e Galaxy S10 u pikas së pari nga një përdorues i quajtur kobebas në Forumin Xda.

Ai shkruante:

Gjatë një telefonate dhe gjatë dëgjimit të një mesazhi zanor në Ëattsapp, në ekran pranë kamerash shfaqet një dritë e vogël që pulson."

Përdoruesi nuk ishte i sigurt nëse bëhet fjalë për ndonjë problem apo është thjesht një gjë normale. Disa thonë se mund të jetë një lloj sensori, ndërsa të tjerë thonë se kjo mund të jetë një problem harduer.

Deri më tani kompania nuk ka dhënë një reagim zyrtar për çështjen në fjalë.