JOQ Albania
Home

I “forti” nga Rrësheni “spektakël” në Tiranë, sfidon hapur policinë dhe publikon videot në Instagram
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/03/2019 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pamjet e videos që do të shikoni më poshtë, janë filmuar në Tiranë dhe janë hedhur në profilin në Instagram të personit që ka kryer shkeljet, duke u marrë si për mburrje.

Në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” kalon kundravajtje dhe më tepër para Komisariatit Nr.2 të Policisë.

I riu nga Rrësheni hyn edhe me semafor të kuq duke rrezikuar jetën e çdo këmbësori.

Makina e policisë pas tij nuk vë re asnjë shkelje, teksa ai vazhdon e bëhet gati të hedhë fill pas kësaj mburrjen e radhës, ose më saktë shkeljen e radhës në Instastory.

Ai bën të njëjtin veprim edhe në Rrugën e Elbasanit. Pyetjet që të bien në mend pasi sheh këtë video janë disa…

Kush ia ka dhënë patentën këtij djali? Cili është miku i fortë që e bën policinë të bëjë një sy qorr kur e sheh në shkelje?

A është jeta e tij më e vlefshme se aj e qytetarëve të tjerë të Tiranës?

Qytetari i cili ka dërguar videot, është shprehur:

Ky pra asht i forti Rreshenit qe futet ne semafor me te kuq edhe kundravajte ne Tiran. Miku Sander Lleshit edhe drogagjiut Edi Rames. Flm po e postove.”

Shpresojmë që video të tilla të sjellin marrjen e masave ligjore nga institucionet përkatëse, pasi kjo tregon një neglizhencë dhe shpërdorim detyre.

Video të tilla që tregojnë fenomene ligjshkelëse, meritojnë vëmendjen e duhur edhe nga drejtuesit e mjeteve për të mos vënë në rrezik jetën e tyre apo të kalimtarëve.