JOQ Albania
Home

“Na helmoi mushkëritë”/ Helmet e fabrikës së ziftit po vrasin pak nga pak banorët e Alliasit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 10/03/2019 0:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fabrika e ziftit në lagjen e Alliasit në Tiranë, është kthyer në shqetësim për banorët e zonës. Tymi helmues që lëshohet nga kjo fabrikë, po dëmton jetën e qytetarëve.

Një banor i kësaj zone ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, për të shprehur shqetësimin e tij. Ai thotë se era e helmeve ndjehet deri në rrugën “5maji”.

Qytetari ka rrëfyer më tej, se banorët kërkojnë që të hiqet fabrika, ndërsa ja kanë parashtruar problemin edhe qeverisë. Kjo e fundit tregon banori, u ka premtuar se do të heqë fabrikën në janar të 2018-ës, por deri më tani nuk është bërë asgjë.

Më tej ai rrëfen, se ditën e sotme banorët kanë bërë një deklaratë në polici për zgjidhjen e problemit, ndërsa shton se kjo është një thirrje për t’i sensibilizuar.

Mesazhi i dërguar në redaksinë e JOQ Albania

Pershendetje J.O.Q! Jam nje banor i lagjes se Alliasit , me sakte prane fabrikes se ziftit nuk ka shume rendesi kjo! Rendesi ka helmi qe kjo fabrik shkakton tek banoret e ksaj lagjeje edhe jo vtm, dallon era e helmimi ne ajer qe leshon qe ne rrugen 5 maj deri prane qendres Concord! Por ne qe jemi ktej afer jemi pak me te prekur nga kjo situate edhe besoj se sjam i vetmi qe kam kte shqetsim! Si un edhe shume banor jemi dakort per heqjen e kesaj fabrike qe na helmoi mushkerite gje te cilen ia kemi ber te ditur edhe qeverise, te cilat kane thene qe do e heqin qe ne janar te 2018 por asgje skane bere! Sot jemi kundervu ne si banor edhe kemi bere edhe deklarate ne polici per zgjidhjen ktij problemi! Doja thjeshte qe ata banor te sensibilizohen sado pak, te pakten ata te lagjes time e te behen te gjithe nje! Flm nese e postoni ! Respekte!