JOQ Albania
Home

“Kam gjak shqiptari”/ I riu rrëfen racizmin që u bëhet shqiptarëve në Islandë dhe jep mesazhin e fortë nga zemra
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10/03/2019 10:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Kurrë mos harro se nga vjen”, është ky mesazhi i një djali, i cili jeton në Reykjavik, Islandë dhe punon si security në një prej klubeve më të famshme aty.

I riu jo vetëm e transmeton këtë mesazh nëpërmjet fjalëve, por edhe e ka “gdhendur” në trupin e tij. Ai shkruan për JOQ ALBANIA se nuk e harron origjinën e tij, megjithëse shumë shqiptarë atje nga frika e racizmit mohojnë origjinën e tyre.

Shqiptari rrëfen peripecitë e bashkëkombësve të tij, kur shahen nga islandezët.

Për t’u identifikuar si shqiptar, i riu ka shkruar mbi damarë “I’ve got that albanian blood (Kam gjak shqiptari)”.

Djali ka shkruar:

Pershendetje JOQ, jetoj ne Reykjavik , Islande, e bera sepse nje vit me pare eshte vrare nje djal shqiptar ktu edhe autori del per pak kohe jashte. Muajin qe shkoi ka kthy ma shum se 30 veta. Me pak fjale i urrejn shum shqiptaret, jan shum racista ndaj nesh edhe ket vendosa me ba ket tato sepse punoj ne nje nder pubet me i madhi ktu edhe vec me u tregu se shqiptari eshte shqiptar gjak shqiptari.
Vetem se i degjoj shqiptaret ktu i thojn njeri tjetrit mos trego se je shqiptar prandaj e kam shkrujt. Kurre mos harro se nga vjen edhe posht shqiponjes kam gjak shqiptari.
I shof shqiptaret qe nuk thone qe jem shqiptar sepse njerzit nuk i duan. Kam vidjo qe i rraf racista te tille qe shajn shqiptaret, por nuk mundem me i share tani sepse jam ne gjyq per kto çështje, ma vona do i nxjerrim."

JOQ ALBANIA