JOQ Albania
Home

Jo tualet por nevojtore, këto janë disa nga fjalët që mbretërorët i kanë të ndaluara t’i përdorin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/03/2019 20:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jeta e familjeve mbretërore shpesh duket si diçka e shkëputur në kohë, por gjithsesi të qenurit “mbretëror” vjen me kërkesat e veta.

Të gjithë e dimë që këto familje kanë protokollet e tyre dhe kodet e etikës që të gjithë anëtarët janë të detyruar t’i ndjekin.

Duke nisur që nga mënyra e veshjes, e ngrënies dhe e sjelljes, të gjitha këto u mësohen fëmijëve sa janë të vegjël dhe vazhdojnë të trashëgohen brez pas brezi.

Sa i përket sjelljes së mbretërorëve, këto janë 7 fjalë që ata i kanë të ndaluara t’i përdorin.

-Tualeti

Anëtarët e familjes mbretërore nuk mund të përdorin terma si “tualet”, “banjo” apo edhe “dhoma e zonjave”, por fjala e duhur do të ishte “nevojtore”.

-Ndjesë

Nëse Princi William nuk e ka kuptuar atë që i thatë, ai do t’ju pyesë “Çfarë?”. Fjalë të tilla si “më vjen keq” dhe “ndjesë” nuk përdoren në mesin e klasës së lartë, pavarësisht sesa të sjellshëm mund të jenë.

-Divan

Mbretëresha Elizabeth mund të kalojë një ditë të qetë në “divan”, por nuk mund ta përdor këtë fjalë.

-Dhoma e ndjenjës

Në Buckingham Palace, ato quhen në fakt “dhomat e uljes”.

-’Ba’, ‘Ma’

Në rastin e Princit Charles, ai nuk mund t’i referohet Mbretëreshës si “mami”.

-Oborr

Mbretërorët i referohen oborrit si  “verandë”.

-Shik

Fjala “shik” përdoret vetëm me ironi, për të treguar se është një fjalë e ulët.