JOQ Albania
Home

I mbajtën 27 ditë të ndara, binjaket përqafohen menjëherë pas takimit të parë jashtë barkut të nënës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/03/2019 21:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Binjakët pothuajse gjithmonë kanë një lloj lidhjeje të veçantë mes tyre. Dhe zakonisht, edhe pas lindjes ata kanë tendencën që të jenë të pandarë.

Kur këta binjakë ndajnë të njëjtin qese amniotike brenda mitrës së nënës së tyre, ata mund të ndihen edhe më të afërt, pasi kanë ndarë së bashku shtëpinë e parë.

I tillë ishte edhe rasti i dy vajzave të Ann Le nga Melburn, Australi, e cila u detyra t’i sillte në jetë përpara kohe pas disa komplikacioneve.

Për shkak të disa problemeve pas lindjes, dy vajzat, Zoe dhe Olivia, u ndanë për 27 ditë nga njëra tjetra.

Dhe, pikërisht në ditën që ato i ribashkuan, ato ndanë një përqafim me njëra-tjetrën.

Për fatin e tyre të mirë, aparati ishte gati dhe fotoja e tyre, që po bën xhiron e rrjetit, mund t’i shoqërojë edhe kur të rriten. JOQ Albania