JOQ Albania
Home

“Për pak më pushoi zemra”, gruaja fiton lotarinë 30 herë brenda ditës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/03/2019 0:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua në Virxhinia ka fituar lotarinë 30 herë brenda një dite duke marrë kështu në total 150 mijë dollarë.

Deborah Brown bleu 20 buleta “Pick 4” nga Virginia Lottery, dhe të gjithë ata kishin të njëjtat katër shifra për të njëjtin tërheqje më 11 shkurt.

Brown tha se e filloi ditën me 20 biletat dhe pak kohë më vonë ajo bleu 10 të tjera me të njëjtin numër kombinimesh: 1-0-3-1.

Natën e hedhjes së shortit ajo rezultoi fituese në të gjitha biletat e saj me secila nga $ 5,000, që sollën një total prej 150,000 dollarësh.

Deborah u shpreh se për pak sa nuk i pushoi zemra kur e tërhoqi çekun dhe se ende nuk e di se çfarë do të bëjë me paratë.