JOQ Albania
Home

Humbi kur ishte i vogël, pas 25 vitesh rikthehet në shtëpi falë Google Maps
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 11/03/2019 20:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë australian me origjinë indiane ka përdorur Google Maps për t’u kthyer në shtëpi pas 25 vitesh i humbur.

Saroo Brierley donte të lidhej me nënën e tij dhe pjesën tjetër të familjes së, kështu që i duhej të udhëtonte 1400 kilometra në shtëpinë e tij të vjetër.

E gjithë historia e kthimit të shtëpisë së tij filloi kur ai shqyrtoi në Google Maps dhe Google Earth zonën ku jetonte si fëmijë.

Gjetja e lokacionit nuk ishte një detyrë e lehtë, siç është shprehur Saroo Brierley.

Ai kaloi pesë vjet duke kërkuar në internet, sepse kujtimet e tij të fëmijërisë nuk ishin të qarta.

Saroo thotë se kishte humbur, pasi fjeti në një tren dhe kur u zgjua, ishte e pamundur të kthehej.

Me kthimin në shtëpi, ai ka befasuar edhe familjen e tij.

Nëna është shprehur:

E dija që ishte gjallë, kisha një jetë që e prisja"

Të gjitha përjetimet e veta, ai i ka shkruar në një libër me titull "Një rrugë e gjatë në shtëpi".