JOQ Albania
Home

Ka vetullat më të veçanta në botë, rrëfehet modelja: Kam marrë kërcënime me vdekje
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/03/2019 21:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një modele, e cila është kthyer në një sensacion në Instagram për shkak të vetullave të saj të bashkuara, ka deklaruar së fundmi se ka marrë kërcënime me jetë.

Sophia Hadjipanteli ka vendosur që të mos i prekë më vetullat dhe prej kohësh tashmë i ka lënë që të rriten natyrshëm. Kjo ka bërë që ajo tashmë të ketë vetulla të bashkuara.

Pamja e saj aspak e zakonshme ka bërë që modelja të ketë tashmë rreth 200,000 ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Por, për fat të keq, siç deklaroi dhe ajo vetë, shumica e ndjekësve të saj e tallin për monovetullën e saj.

Gjatë daljes së saj në “Good Friday Britain”, Sophia tha:

Marr shumë kërcënime me vdekje..nuk mendoj se është edhe aq shumë për të qeshur. Patjetër që marr shumë reagime negative, nuk do të rri këtu dhe të them se shumë prej tyre janë pozitive sepse kjo nuk është e vërtetë. Shumica janë negative ".

Megjithatë, Hadjipanteli ka sqaruar se mundohet që të mos i marrë seriozisht komentet negative dhe kërcënimet e shumta që i vijnë. JOQ Albania