JOQ Albania
Home

Paralajmërojnë shkencëtarët: Ky është rreziku vdekjeprurës që vjen nga kufjet pa tela të Apple
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/03/2019 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetit, kanë paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga përdorimi i pajisjeve “wireless” si AirPods.

Paralajmërimet janë të lidhura me frikën e dëmit që mund të shkaktojë rrezatimi që kanë këto pajisje.

Deri në 250 ekspertë nga më shumë se 40 vende kanë shprehur një ‘shqetësim serioz’ mbi rrezatimin e lëshuar nga pajisjet celulare, e njohur si fushë elektromagnetike jo-jonizuese (EMF).

Në peticionin e lëshuar thuhet:

Bazuar në kërkimet e publikuara,që janë bërë me anë të disa eksperimenteve, kemi shqetësime serioze në lidhje me ekspozimin kudo dhe në rritje të EMF të gjeneruar nga pajisjet elektrike dhe ato pa tela. Shumë botime shkencore të kohëve të fundit kanë treguar se EMF ndikon në organizmat e gjallë në nivele shumë më poshtë se shumica e udhëzimeve ndërkombëtare dhe kombëtare".

Peticioni citoi gjithashtu edhe se Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit ka njoftuar kohët e fundit se EMF është ‘ndoshta kancerogjene’ për njerëzit. JOQ Albania