JOQ Albania
Home

Ekskluzive-Përmbarimi nuk heq dorë nga dy familjet te “Petro Nini”/ Llapaj dhe Dervishi bëjnë paralajmërimin e fortë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/03/2019 18:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Familjet Llapaj dhe Dervishi, që banojnë në rrugën "Sami Frashëri", pranë "Petro Ninit", në Tiranë janë duke u nxjerrë nga shtëpitë e tyre, pas një vendimi të formës së prerë dhënë nga Gjykata për shembjen e ndërtesës.

Toka ku është ndërtuar godina ku banojnë 5 familje me urdhër gjykate i ka kaluar ish-pronarit, por banorët pretendojnë se ai ka falsifikuar dokumentet, si dhe ka korruptuar gjyqtarët.

Konfrontimet e datës 11 mars mes familjarëve dhe policisë, tronditën mbarë opinionin publik. Gra dhe burra që qanin, një i mitur që tentoi të hidhej nga çatia, gra që u binin të fikët në mes të rrugës dhe një grua shtatzënë që përplasej me policinë, ndërsa vajza e saj e mitur, tentonte të mbronte nënë e saj, ishin pamjet e ofruara.

Por në 11 mars përmbarimi nuk ia doli dot t’ua prishte shtëpinë, dhe si duket nuk do ta lërë me kaq.

Një dokument ka mbërritur tek familjet ku u thuhet se në datën 25 mars, përmbarimi do të shkojë sërish për të shembur shtëpinë dhe të gjitha detyrimet duhet të paguhen nga familjarët.(Kësaj i thonë prishe shtëpinë me duart e tua, ndërkohë që familjet pretendojnë se banesa dhe gjithçka është e tyrja.)

Për JOQ Albania pjesëtarët e familjes kanë bërë me dije se ata sot do t’i bashkohen protestës së Astirit, qytetarë të cilët po mbrojnë shtëpitë e tyre dhe këta të fundit, më pas do t’i mbështesin ata, në datën 25 mars dhe në vijim.

Familjet Llapaj dhe Dervishi kanë pohuar për JOQ Albania se në datën 25 mars, nëse përmbarimi shkon për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës, do të hasi në një përballje më të madhe fizike, se në 11 mars.

POR ÇFARË THOTË AVOKTI I FAMILJARËVE PËR KËTË ÇËSHTJE?

Klodian Reçi, avokati i banorëve ka thënë se këta banorë e kanë privatizuar banesën në vitin 1993. Ata kanë jetuar aty për më shumë se 70 vite, ku fillimisht kanë qenë qiramarrës. Sipas tij në kundërshtim të plotë me ligjin, në vitin 1995 Komisioni i Kthim Kompensimit të pronave vendos për kthimin fizik, kur aty ishte ndërtuar nga shteti.

Reçi ka theksuar se mes banorëve dhe pronarëve është bërë një deklaratë noteriale, ku pronarët do të ndërtonin pallat dhe banorët do të merrnin pjesën që u takonte, por ai kishte ndryshuar mendje dhe çështja kaloi në Apel.

Ky organ ka treguar Reçi, për "Opinion", në datën 11 mars vendosi që banorët sipas një kontrate noteriale, duhet t’i kthejnë edhe 270 milion lek si dëmshpërblim ish-pronarëve, Aleksandër Gavoçi dhe Ilir Gavoçi. Ndërkohë nga ana tjetër, gjykata e faktit u ka dhënë të drejtë banorëve.

Më pas familjarët i drejtohen për rekurs Gjykatës së Lartë, e cila sipas avokatit me paturpësinë më të madhe, nuk e hodhi poshtë vendimin e Apelit. Pra banorët përveçse humbin shtëpitë, janë edhe debitorë.