JOQ Albania
Home

“Paralizohet” komunikimi në mbarë botën, Facebook, Instagram dhe Whatsapp ndalojnë së funksionari
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/03/2019 21:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Faqet e internetit të rrjeteve më të mëdha sociale në botë kanë ndaluar së funksionari prej orësh tashmë.

Ky është konsideruar si një problem i rëndësishëm global ndërkohë që njerëz nga e gjithë bota kanë hasur probleme në arritjen e faqeve të Instagram, Facebook dhe Whatsapp.

Facebook dhe dy kompanitë e tjera në zotërimin e tij, Instagram dhe WhatsApp kanë shfaqur probleme që po i ndalojnë njerëzit të komunikojnë normalisht duke përdorur aplikacionet përkatëse.

Nuk është ende e qartë nëse ndërprerjet janë të lidhura. Por, të gjitha problemet filluan në mënyrë misterioze në të njëjtën kohë dhe po ndihen në të gjithë botën.

Sipas faqes së internetit Downdetector, e cila mat ndërprerjet e sajteve më të njohura të internetit njoftoi se problemet filluan rreth orës 16:00 këtë pasdite.

Raportohet se Facebook është i vetëdijshëm për problemin dhe po punon për ta zgjidhur.