JOQ Albania
Home

Shisnin kokainë në stacionet e autobusëve, arrestohen pesë të rinjtë shqiptarë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/03/2019 17:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pesë të rinj shqiptarë janë arrestuar sot në Rimini të Italisë. Ata akuzohen për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 18 deri në 28 vjeç. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin kokainë në doza të vogla.

Të rinjtë organizoheshin nëpër stacionet e autobuzëve, ku nxirrnin 4 mijë euro fitime brenda një dite.

Pas arrestimit të tyre, policia ka kontrolluar edhe banesën ku jetonin pesë të rinjtë shqiptarë. Policia ka gjetur në banesën e tyre thika, disa aparate celularë dhe një sasi të konsiderueshme parash, e cila ende nuk është bërë e ditur sa ka qenë.

Nga të dhënat e siguruara është vërtetuar se shqiptarët, paratë e drogës që i fitonin në Itali i sillnin më pas për t’i investuar në Shqipëri.