JOQ Albania
Home

Zbulohet arsyeja pse ndaluan së funksionuari Facebook dhe Instagram ditën e djeshme
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 14/03/2019 18:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme të gjithë u befasuan kur dy rrjetet sociale më të përdorura në botë, Facebook dhe Instagram ranë papritur.

Mirëpo, sot janë zbuluar dhe detaje të reja rreth faktit se pse dy rrjetet sociale nuk punuan për orë të tëra.

Arsyeja e vërtetë duket se lidhet  me një çështje që prokurori federal amerikan Michael LaForgia ka ngritur kundër rrjetit Social Facebook.

Sipas "The New York Times",  ka të dhëna se Facebook ka shitur detaje personale të përdoruesve ndaj kompanive gjigante si Apple, Google, Amazon dhe Microsoft, madje edhe ndaj kompanive që shesin armë apo ilaçe.

Për këtë arsye është ngritur një hetim kriminal, për të vërtetuar nëse brenda rrjetit janë futur specialistë për të fshirë të dhënat.