JOQ Albania
Home

Rritet çmimi i biletës së urbanit në Durrës
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/03/2019 19:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për më shumë se tre vite, çmimi i biletës për transportin urban në kryeqytet vazhdon të jetë 40 lekë. Ata që do të përballen me një rritje të çmimit të biletës së urbanit, janë banorët e Durrësit.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli bashkiak vendosi çmimin 40 lekë për biletë. Por vendimi është i panjohur për shumë qytetarë, të cilët nga ana tjetër thonë se bileta e re do ti rëndojë në xhepat e varfër.

Shumë prej qytetarëve të Durrësit ende nuk e dinë se pas pak ditësh do të paguajnë 40 lekë për të udhëtuar me autobusët urbanë nga 30 që është aktualisht. Bileta e shërbimit u rrit me 10 lekë në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit bashkiak, ku votat e PS-së e një pjesë të këshilltarëve të LSI miratuan propozimin e Bashkisë.

Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve në qytetin bregdetar me argumentin se nuk mbulojnë dot kostot. Por propozimi i Bashkisë duket se nuk është konsultuar.

Qytetarët veç mungesës së informacionit flasin edhe për kosto sociale që mund të shkaktojë rritja e çmimit për një shërbim publik.

Deklarata e banorëve:

Pa punë janë, rriten çmimet. Nuk e përballojmë ne, mezi po hamë bukë."