JOQ Albania
Home

Vajza shikonte celularin, babai gjen zgjidhjen perfekte për ta “ruajtur” kur bën detyrat e shtëpisë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/03/2019 21:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë në Kinë ka gjetur mënyrën e duhur për të mbikëqyrur vajzën kur bën detyrat.

Zoti Xu nga Kina Juglindore ishte i shqetësuar për vajzën pasi kjo e fundit shpërqendrohej shpejt nga celulari ndërkohë që bënte mësimet.

Kështu, Xu vendosi që të trajnonte qënin e shtëpisë që ta “monitoronte” vajzën në orën kur duhet të mësonte.

Në një video gazmore të shpërndarë në rrjetet sociale duke “roja” me katër putra që i rri nxënëses sipër kokës ndërkohë që kjo e fundit bën detyrat.

Babai i saj shpjegoi për MailOnline:

Sillet shumë mirë(qeni). E kam stërvitur qëkur ishte i vogël dhe tashmë bën çdo gjë që i them unë. I tregova tavolinën dhe i thashë të vëzhgonte vajzën time ndërkohë që ajo bënte detyrat. Që prej atëherë ai e ruan që ajo të mos hutohet pas celularit."

JOQ Albania