JOQ Albania
Home

Rama ia mbath sërish për protestën e opozitës, zbulohet vendndodhja e tij më 16 mars
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/03/2019 21:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shtunën opozita ka lajmëruar se do të zhvillojë protestën e madhe të radhës.

Ashtu siç e ka bërë zakon, Rama as kësaj radhe nuk do të jetë në Tiranë.

Kryeministri do ta ndjekë protestën larg zyrës së tij.

Rama do të udhëtojë drejt Beratit, ku do të qëndrojë aty për dy ditë.

Gjatë qëndrimit të tij në Berat, Rama do të prezantojë kandidatin e PS-së për këtë bashki, Ervin Demon.

Ndërkohë ditën e sotme, disa punonjës vendosën disa masa shtesë sigurie në hyrjen e kryeministrisë.

Për të mbledhur sa më shumë njerëz në protestë, kreu i opozitës , Lulzim Basha, gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar takime në disa qytete të vendit.