JOQ Albania
Home

Ekspozita që “feston” bukurinë e njerëzve të lindur me gjendjen e rrallë të lëkurës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/03/2019 22:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ekspozitë e re feston bukurinë e njerëzve të lindur me një gjendje të rrallë dhe të padëshirueshme që shkakton shenja të mëdha, kafe të errëta në të gjithë lëkurën.

Seria e fotografive, e quajtur "Si më sheh ti mua tani”, ka për qëllim të frymëzojë njerëzit që ta duan lëkurën pavarësisht sesi duket.

Brock Elbank, një fotograf që më herët ka krijuar edhe një seri mahnitëse fotografish të fokusuara tek rrudhat,  mblodhi burra dhe gra që jetojnë çdo ditë me gjendjen e lëkurës të quajtur “congenital melanocytic naevus” (CMN).

CMN mund të mbulojë deri në 80% të trupit me shenjat e mëdha në ngjyrë kafe të errët. Është e rrallë, kështu që ata që e përjetojnë shpesh mund të ndihen të izoluar.