JOQ Albania
Home

Facebook dhe Instagram ndalojnë së funksionuari, njerëzit “çmendin” policinë me ankesat
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/03/2019 23:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njerëzit rreth e qark botës janë shqetësuar aq shumë nga problemet që hasën me Facebook-un, Instagramin dhe Whatsapp-in, saqë nuk kanë ngurruar të marrin policinë në telefon.

Gjigandi i rrjeteve sociale, Facebook dhe dy aplikacionet e tjera në pronësi të tij, patën probleme gjatë ditës së djeshme për disa orë me radhë.

Duke u nisur nga numri i madh i telefonatave, oficerët e policisë u bënë thirrje qytetarëve që të mos e bllokonin numrin e emergjencës.

Më anë të një mesazhi, policia deklaronte:

Ne e dimë që rrjetet sociale Facebook dhe Instagram nuk janë duke funksionuar, por për këtë problem ne nuk mund të bëjmë gjë. Po ju paralajmërojmë që për shqetësime të tilla të mos i drejtoheni policisë”.

Ende nuk dihet se pse rrjetet më të mëdha sociale ndalën së funksionuari, por Facebook njoftoi më herët se problemi nuk ishte i lidhur me ndonjë sulm kibernetik të mundshëm.