JOQ Albania
Home

“Shpërthejnë” gazetarët e njohur/ I nxjerrin të palarat njëri-tjetrit në emision: Fevziu ka pasuri 10 milionë €, ma ka thënë vetë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/03/2019 8:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e kaluar në studion e “Opinion” ishin të ftuar disa prej gazetarëve më të njohur në vend, përfshirë këtu Armand Shkullakun dhe Alfred Pezën, i cili njihet për skandalin e pasurisë së padeklaruar që kalonte mbi 1 milion euro.

Emisioni u përfshi nga debatet e forta midis gazetarëve të cilët nisin të thumbonin njëri-tjetrin për pasurinë.

I ftuar ishte edhe këshilltari ligjor i PD, Gazmend Bardhi, i cili u përfshi në debat me ish-deputetin socialist Alfred Pezën duke i kujtuar çështjen e pasurisë së padeklaruar që u mbyll në mënyrë të çuditshme nga gjykata.

Në lidhje me këtë çështje ndërhyri dhe Armand Shkullaku duke e shoqëruar me batuta e më pas Peza mori sërish fjalën dhe nisi të zhvendoste vëmendjen duke folur për pasurinë e Blendi Fevziut dhe sipas tij, vilën 1 milion euroshe të Shkullakut.

Pjesë nga debati

Bardhi: Ne nuk e ndalëm dot Edi Ramën të vidhte 200 milion euro me ndërtimet që prishnin Teatrin Kombëtar.

Peza: E kishit fjalën për 220 milion euro për Rrugën e Kombit?

Bardhi: Jo e kisha për 1 milion euro që ju i kishit të padeklaruara.

Peza: Kërko falje!

Bardhi: Jo nuk të kërkoj falje fare.

Peza: Fevziu ka pasuri deri në 10 milionë euro, ma ka thënë vetë edhe s’merret njeri me të. Edhe Shkullaku e ka vilën me vlerë 1 milionë euro në fshatin turistik.

Blendi Fevziu (me të qeshur): Sa, sa… Po ku i kam unë?!

Armand Shkullaku: Jo jo, 1 milion e 200 mijë euro…

Blendi Fevziu: Zoti Peza, fjala jote në vesh të perëndisë…