JOQ Albania
Home

Pamjet e tij përlotën gjithë botën, të miturit që bënte detyrat në dritën e restorantit i ka ndryshuar jeta përgjithmonë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/03/2019 8:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thuhet se bota është një vend i padrejtë, pasi ndërkohë që disa njerëz kanë gjithçka dhe jetojnë në luks disa të tjerë nuk kanë as ushqim për të ngrënë dhe as kushtet më minimale për të jetuar.

E tillë ishte edhe historia e vogëlushit 9-vjeçar me emrin Daniel Cabrera. Çdo natë ai ulej jashtë një restoranti dhe përdorte dritat e tij për të bërë detyrat, pasi aty nuk jetonte ai nuk kishte energji elektrike.

Studentja Joyce Torrefranca realizoi disa foto mjaft prekëse, ku vogëlushi shfaqej duke bërë detyrat nën dritat e restorantit.

Fotot e Danielit ajo i postoi në rrjetet sociale dhe pas kësaj fotot e tij u bënë virale. Për të u dhuruan shumë donacione.

Tashmë Danieli dhe nëna e tij jetojnë në një shtëpi të tyren, qiranë e së cilës e paguan një prift.

Në një intervistë nëna e tij ka treguar momentet e vështira:

Ndonjëherë i thosha të rrinte në shtëpi sepse nuk kisha para që ai të hante drekën në shkollë, por ai nuk donte, pasi mësuesja i kishte thënë se mund të qëndronte.”

E si përfundim mund të thuhet se historia e Danielit është një histori frymëzuese dhe se kushdo mund t’ia dalë nëse gjen forcë brenda vetes dhe pak mbështetje çdo kush mund t’ia dalë.