JOQ Albania
Home

Kishte dalë live në Facebook/ Ky është momenti i tmerrshëm kur 28-vjeçari hyn me armë në xhami dhe vret kë t’i dalë para
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/03/2019 9:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje makabër ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një xhami në Zelandën e Re.

Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me armë zjarri.

Një 28-vjeçar australian ka hyrë në xhami me armë zjarri në dorë dhe ka vrarë kë t’i dalë para. Ai kishte hyrë live në Facebook-un e tij në momentin që kreu krimin e tmerrshëm dhe filmoi gjithçka.

Sulmuesi i armatosur që e identifikoi vetën në Twitter si Brenton Tarrant, transmetoi në mënyrë masive vrasjet në xhami.

Në këtë video shihet sulmuesi duke shtënë me armë në hyrje të xhamisë.

Autoritet në zonën ku ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë kanë lajmëruar qytetarët që mos të dalin nga shtëpitë.

Po ashtu sipas mediave ndërkombëtare e ditur bëhet se policia ka arrestuar 4 të dyshuarit, tre burra dhe një grua për ngjarjen e tmerrshme.

Ende nuk bëhet e ditur dinamika e ngjarjes, por deri më tani është raportuar se para sulmit njëri prej autorëve kishte hapur një banderolë kundër emigrantëve.