JOQ Albania
Home

‘’Je shumë e re në zanat’’, Ngjela kapet keq me avokaten, ajo i kundërpërgjigjet keq
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 15/03/2019 9:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme avokati Spartak Ngjela u përfshi në një debat të fortë dhe të ashpër me avokaten Enida Bozheku në studion e emisionin ‘’360 gradë’’.

Ata debatuan ashpër në lidhje me djegin e mandateve të deputetëve të opozitës. Gjatë fjalës së saj Bozheku tha se ne nuk kemi Parlament që të ikin 70 veta në bllok dhe t’i zëvendësojmë me të tjerë nga dhjeta e poshtë.

Kurse Ngjela në moment i është drejtuar me fjalët se ajo ishte shumë e re për të zgjidhur kauzat dhe se është shumë e re në zanat.

Por më pas avokatja i është drejtuar me fjalët edhe ju jeni shumë i ri, 25 vitet e fundit.

Pjesë nga debati:

Bozheku: Ne nuk kemi një Parlament që ikin 70 veta në bllok dhe t’i zëvendësojmë me të tjerë nga dhjeta e poshtë.

Ngjela: Di ta zgjidhësh si kazus? Nuk jep zgjidhje. Ke zgjidhje?

Bozheku: Po! Unë e kam! Po më lini ta them. Në këtë momente është roli i Presidentit të Republikës, i cili duhet të marrë në një tryezë të gjitha palët. Ti mund të tundësh kokën.

Ngjela: Ai nuk mund të emërojë parlamentarët. Si zgjidhet?

Bozheku: Shkohet në zgjedhjet e parakohshme.

Ngjela: Bravo! Je ende e re për të zgjidhur kauzat. Je shumë e re në zanat.

Bozheku: Edhe ju jeni i ri, 25 vitet e fundit."