JOQ Albania
Home

Hyri në xhami dhe vrau kë t’i dilte para, terroristi kishte të shkruar në armë emrin e serbit që vdiq në Kosovë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/03/2019 9:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Brenton Tarrant quhet njëri prej terroristëve australianë, i cili hyri me armë zjarri në xhami dhe la të vdekur disa persona.

Praktikisht 28-vjeçari filmoi të gjithë procesin pasi ishte live në profilin e tij në Facebook gjatë gjithë kohës së krimit makabër.

Së bashku me dy persona të tjerë dhe nëj grua ata lanë më shumë se 40 viktima dhe plagosi pothuajse 20 të tjerë.

Një detaj i cili po bën xhiron e rrjetit janë emrat cirilikë, Marko Milajnov Popovic dhe Stefan Lazar.

Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari’, i cili vdiq në luftë me turqit në Fushë-Kosovë.

Sherban Kantakuzin, ishte emri tjetër i shkruar në armën e terroristit. Kantakuzin është një princ vllahë, i cili ka bashkëpunuar me princin rumun me origjinë serbe Gjorgje Brankoviç.