JOQ Albania
Home

Futbollisti i Arsenalit bën gjestin e turpshëm në Europa League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/03/2019 11:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Arsenali luajti mbrëmjen e djeshme në Europa League përballë Rennes ku fitoi 3-0 dhe siguroi kualifikimin për në fazën çerekfinale.

Gjatë ndeshjes, saktësisht, në përfundim të kohës shtesë ka qenë futbollisti i Arsenalit, Alex Iwobi i cili ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ai bëri një veprim të pahijshëm ndaj mbrojtësit Hamari Traore.

Lojtarët patën një përplasje mes tyre dhe teksa afrohen të acaruar me njëri-tjetrin sulmuesi i Arsenal largohet menjëherë duke bllokuar hundët.

Një injorim i rëndë për kundërshtarin, por njëkohësisht dhe gjest i shëmtuar i sulmuesit.