JOQ Albania
Home

Qëlloi pa mëshirë duke vrarë 49-myslimanë, dalin pamjet kur policët shtrijnë në tokë terroristin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/03/2019 11:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në xhaminë Al Noor, në Zelandën e re.

Katër persona hynë me armë brenda xhamisë, duke vrarë 49 persona të cilët ishin duke u falur.

Njëri prej autorëve, 28-vjeçari Brenton Tarrant, filmoi në livestreaming në Facebook të githë ngjarjen.

Ndërkohë një kalimtar ka filmuar skënën e arrestimit të njërit prej terroristëve. Në pamje shfaqet edhe makina e bardhë e njërit prej terroristëve, e ndaluar mes një hendeku dhe makinës së policisë. Ai ndodhej brenda në mjet, ndërsa me vete kishte edhe armë të fuqishme me vete. Njëri nga policët nxjerr jashtë shoferin dhe më pas e godet.

Terroristi kishte të shkruar në armën e krimit emrat Marko Milajnov Popovic dhe Stefan Lazar. Këta janë emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Lazari’, i cili vdiq në luftë me turqit në Fushë-Kosovë.

Sherban Kantakuzin, ishte emri tjetër i shkruar në armën e terroristit. Kantakuzin është një princ vllahë, i cili ka bashkëpunuar me princin rumun me origjinë serbe Gjorgje Brankoviç.

Detaji që po bën bujë dhe ka rënë më shumë në sy është emri “Skandërbeg” dhe Gjergj Arianiti i shkruajtur në armë.