JOQ Albania
Home

Terroristi që vrau myslimanët që po luteshin në xhami dëgjonte këngë serbe kushtuar kriminelit të luftës dhe përmendte Kosovën
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/03/2019 11:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Branton Tarrant është njëri prej autorëve të masakrës me gati 50 viktima e të plagosur në masakrën e ndodhur në dy xhamitë e qytetit Christchurch, Zelandë e Re.

Autori i sulmit në xhaminë Al Noor, ka filmuar të gjithë ngjarjen pasi ka qenë live në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Në armën e krimit ai kishte të shkruar emrat e disa kriminelëve serbë.

Para se të kryente krimin makabër ai ka filmuar veten brenda makinës dhe në sfond mund të dëgjohen këngë në gjuhën serbe kushtuar Radovan Karaxhiçit i akuzuar për krime lufte ndaj civilëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai i qëlloi për herë të dytë viktimat me pushkë automatike edhe pse ata tashmë ishin të vdekur. E kur mbeti pa plumba u rikthye tek makina për të marrë karikatorë të tjerë.

Në një status ai ka përmendur edhe shkaqet që do e çonin të ndërmerrte këtë sulm terrorist. Motivi ishte racizmi ndaj myslimanëve dhe emigrantëve në përgjithësi.

Ndër të tjera ai shkruante:

SHBA/NATO luftuan përkrah myslimanëve të Kosovës dhe përçanë të krishterët e Evropës që janë përpjekur të largojnë okupimin islam”.

Ai shkruante si ishte frymëzuar nga vrasësi serial norvegjez, Anders Behring Breivik.