JOQ Albania
Home

Shorti i Championsit/ Barcelona-Manchester United, Juventusi “peshkon”… Ajaxin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/03/2019 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është sot në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Tetë skuadrat më të forta të Europës kanë njohur rivalet e tyre të radhës në këtë fazë të këtij kompeticioni.

Përballjet kanë qenë mjaft të forta dhe që premtojnë spektakël.

Ajo që bie menjëherë në sy është superndeshja Barcelona-Manchester United

Ndërkaq, shporti është treguar bujar me Juventusin që i ka vënë përballë Ajaxin.

Dy sfidat e tjera janë Liverpool-Porto dhe Tottenham-Manchester City.

Çifti 1: Ajax-Juventus
Çifti 2: Liverpool-Porto
Çifti 3: Tottenham-Manchester City
Çifti 4: Barcelona-Mançester United

Në gjysmëfinale 

Fituesi i çiftit 3-Fituesi i çiftit 1
Fituesi i çiftit 4- Fituesi i çiftit 2

Kujtojmë që ndeshjet e para luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen në datat 16 dhe 17 prill, pra një javë më pas. Finalja luhet në 1 qershor në Madrid.