JOQ Albania
Home

Postoi live videon makabre duke ekzekutuar myslimanët që faleshin/ Facebook merr vendimin e menjëhershëm për terroristin
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/03/2019 12:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Brenton Tarrant quhet njëri prej terroristëve australianë, i cili hyri me armë zjarri në xhami dhe la të vdekur disa persona.

Praktikisht 28-vjeçari filmoi të gjithë procesin pasi ishte live në profilin e tij në Facebook gjatë gjithë kohës së krimit makabër.

Videoja e terrorit është transmetuar menjëherë në rrjetin social Facebook nga vetë autori i masakrës dhe reagimi nga administratorët nuk ka munguar.

Facebook ka mbyll llogarinë e autorit të ngjarjes, megjithëse nuk ka mundur të fshijë videon e cila tashmë është bërë virale dhe duket sikur është shkëputur nga loja e famshme Counter Strike.

Maria Garlick, përfaqësuesja e rrjetit social në Zelandën e Re ku ndodhi edhe tragjedia ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Ajo është shprehur:

Zemrat tona janë sot me viktimat, familjet e tyre dhe komunitetin e prekur nga ky akt i tmerrshëm. Policia e Zelandës së Re na alarmoi për një video në Facebook, dhe ne shpejt e hoqëm nga llogaritë e Facebook-ut dhe Instagram. Ne do të punojmë drejtpërdrejtë me Policinë e Zelandës së Re, pasi hetimet e tyre do të vazhdojnë”.

Sulmi ka qenë i mirë menduar nga autorët të cilët kanë mësyrë në dy xhami pikërisht gjatë kohës që ishin duke u falur.