JOQ Albania
Home

Në “garë” për të pastruar mjedisin, kjo është sfida më e dobishme që ka qarkulluar ndonjëherë në internet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/03/2019 18:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Herë pas herë në internet nisin të qarkullojnë sfida të cilat kthehen virale dhe më pas ndiqen nga të gjithë.

Por, një sfidë e  nisur së fundmi po konsiderohet si më e dobishmja që ka qarkulluar ndonjë herë në internet.

Me qindra njerëz anembanë botës po shpërndajnë foto të tyret ose të miqve duke shndërruar kompletësisht mjedise të ndotura.

Fotot realizohet para dhe pas pastrimit dhe shoqërohen me hashtag-un #Trashtag challenge, ose sfida e qeses së mbeturinave.

Sfida thuhet se ka nisur fillimisht në vitin 2015, por ka marrë një “popullaritet” të madh vetëm kohëve të fundit.

Të frymëzuar nga Trashtag challenge shumë njerëz po frymëzohen që të dalin jashtë dhe të bëjnë diçka të mirë për mjedisin.

Pjesëmarrës nga e gjithë bota janë duke pastruar plazhe, parqe dhe rrugë dhe më pas postojnë dy foto në internet për të inkurajuar edhe të tjerët që të bëjnë të njejtën gjë.

Vetëm në Instagram, ka më shumë se 28,000 postime nën hashtagun #Trashtag. JOQ Albania