JOQ Albania
Home

Dalin pamjet mahnitëse/ Brenda vilës së braktisur të boksierit Mike Tyson
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 15/03/2019 19:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mermeri, llambadarët dhe pasqyrat e mëdha janë diçka që na shtyn të mendojmë për "Familjen Adams" ose për luksin e mrekullueshëm që zotëruesi i një pasurie mund të ketë.

Mike Tyson vendosi të investojë në vitet ’80 në një rezidencë ëndërrash. Ai reformoi dhe rimodeloi sipas shijes së tij një shtëpi me një pishinë të madhe dhe gjithçka që u përmend më lart.

Pas hyrjes në burg, ish- boksieri falimentoi, prandaj në fund të viteve ’90-të kjo shtëpi idilike u shit për më shumë se një milion dollarë.

Shtëpia e gjërë, e vendosur në Southington, Ohio, ishte në pronësi të kampionit Mike Tyson, i cili jetoi atje gjatë viteve 80 dhe 90, deri në rënien e tij dramatike, pasi u dënua për përdhunim.

Për shkak të një situate gjithnjë e më të dëshpëruar financiare, ai vendosi pronën në shitje, duke e shitur në vitin 1999 për 1.3 milionë dollarë.

Pronari aktual ka bërë disa restaurime në fund të vitit 2015 për herë të fundit dhe që atëherë nuk ka vënë dorë.

Sot, prona është e heshtur, me vetëm fasadën e asaj që dikur ishte shtëpia e boksierit që kishte fituar titullin e peshave të rënda në WBC, WBA dhe FIB.

Shfletoni galerinë e mëposhtme për të parë disa pamje mahnitëse të shtëpisë së Tayson.

Fotot janë realizuar nga fotografi Johnny Joo, i cili është futur aty me lejen e pronarit aktual.