JOQ Albania
Home

Do t’ia dërgonte burrit, gruaja e ndan gabimisht videon e “nxehtë” me 2,000 njerëz në Facebook
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/03/2019 19:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka mbetur e turpëruar pasi ka ndarë gabimisht një video të sajën intime me rreth 2,000 njerëz në Facebook.

Nëna e dy fëmijëve kishte bërë një video për bashkëshortin dhe do t’ia dërgonte me mesazh privatësisht, por gabimisht e bëri publike.

Videoja “e nxehtë” që tregonte Zeinepa Galibova nga Bullgaria supozohej të shihej vetëm nga sytë e bashkëshortit të saj, i cili punonte në Mbretërinë e Bashkuar.

Galibova e kishte futur videon e saj si ‘story’ në Facebook duke shokuar kështu miqtë dhe familjen e saj.

Klipi me “pullë të kuqe” u pa dhe nga djali 20-vjeçar i gruas, i cili ka thënë për mediat lokale që nuk do të kthehet në shtëpi për të paktën pesë vjet për shkak të sikletit.